Avokatja tregon shkaqet e divorceve në Shqipëri: Tradhtia është kthyer në trend!

Avokatja tregon shkaqet e divorceve në Shqipëri: Tradhtia është kthyer në trend!

Avokatja Aurora Marku, duke folur në emisionin “Dita Jonë” theksoi se ka një rritje të numrit të divorceve në Shqipëri vitet e fundit, sidomos pas pandemisë. Sipas saj tradhtia në vendin tonë është kthyer në trend dhe është një nga arsyet e divorceve, përveç pjesës ekonomike, që ka ekzistuar gjithmonë. “Kemi numër në rritje të divorceve. Sidomos këto vitet e fundit dhe pas pandemive, numri i divorceve është rritur shumë. Përveç pjesës së ekonomisë që ka ekzistuar gjithmonë, kohët e fundit në Shqipëri tradhtia është bërë trend. Kush tradhton më shumë s’di ta them. Duke qenë se më shumë divorcin e kërkojnë gratë, dalim në konkluzionin që më shumë tradhtojnë burrat, por edhe ata burra me gra tradhtojnë, kështu që është reciproke ajo pjesa në...