Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në qelitë e Shënkollit: Duhet të ishte spital, e jo burg!

Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në qelitë e Shënkollit: Duhet të ishte spital, e jo burg!

Avokati i Popullit po zhvillon sot dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Gjetjet paraprake janë shqetësuese. Grupi i inspektimit konstatoi mbipopullim të rëndë të ambienteve të akomodimit dhe mungesë të theksuar të personelit mjekësor, në raport me nevojat shëndetësore të të burgosurve. Kushte të tilla cenojnë dinjitetin njerëzor dhe standardet minimale të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT). “Problemi kryesor është se duhet të ishte një spital me siguri të lartë, jo një burg me dy psikiatër”,-deklaroi Avokati i Popullit, Endrit Shabani pas inspektimit. Gjatë inspektimit po verifikohen kushtet e akomodimit, kujdesi shëndetësor, regjistrat e ankesave dhe po zhvillohen biseda private me të burgosur, pa praninë e stafit të...