Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik
Maturantët, kandidatë për studentë, janë në pritje të hapjes së aplikimeve për shkollat e larta brenda vendit. Të hënën e 27 korrikut nis zyrtarisht procesi i plotësimit të formularit A2, në portalin U-Albania. Është ky dokumenti online ku të rinjtë do të shënojnë deri në 10 degë të preferuara për vijuar studimet e larta. Degët mund të përzgjidhen të ndryshme brenda të njëjtit universitet, si mjekësi, stomatologji, farmaci, infermieri, brenda Universitetit të Mjekësisë. Mund të zgjidhet vetëm një program studimi si IT në universitete të ndryshme ose mund të alternohen në varësi të preferencave dhe notave të kandidatëve Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për 6 ditë më radhe. Përzgjedhja mund të behët nga kudo ku ndodheni, në shtëpi, më pushime apo edhe...
Burimi:
javanews.al