495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

Gjatë vitit 2025, 495 persona fituan ose rifituan shtetësinë shqiptare, ndërsa 173 të tjerë hoqën dorë prej saj. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë një lëvizje të dyfishtë të shtetësisë, ku nga njëra anë vijon interesi për lidhje juridike me Shqipërinë, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e qytetarëve zgjedhin të shkëputen prej saj. Nga 495 persona që morën shtetësinë shqiptare, 306 e rifituan atë, ndërsa 189 e fituan për herë të parë. Pesha më e madhe e përfituesve vinte nga Kosova, me 56.1 për qind, e ndjekur nga Turqia me 20.1 për qind. Maqedonia e Veriut dhe Italia zinin nga 4.8 për qind secila. Grupmosha 30 deri në 39 vjeç ishte më e përfaqësuara si mes personave që fituan shtetësinë, ashtu edhe mes...