“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

Për herë të parë, pranë Kishës së Shën Ndout, është vënë në dispozicion një shërbim shëndetësor 24 orë gjatë gjithë periudhës së 13 të martave të pelegrinazhit, duke garantuar asistencë të menjëhershme për të gjithë besimtarët. E marta e 17 marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit 13-javor, një traditë e rëndësishme fetare që tërheq mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë. Ky aktivitet do të vijojë deri më 13 qershor, ditë në të cilën kremtohet Festa e Shën Ndout. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qendra shëndetësore, që do të jetë në shërbim të gjithë besimtarëve gjatë pelegrinazhit. “Për herë të parë, pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 të martave të pelegrinazhit, duke garantuar asistencë...