1 Maji në Shqipëri / Rriten aksidentet në punë, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025

1 Maji në Shqipëri / Rriten aksidentet në punë, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, të dhënat më të fundit të ISHP kanë nxjerrë në pah një rritje shqetësuese të aksidenteve në vendin e punës gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024. Sipas statistikave, në vitin 2024 u regjistruan gjithsej 177 aksidente në punë, nga të cilat 33 përfunduan me humbje jete. Ndërsa në vitin 2025, numri total i aksidenteve ka arritur në 212, duke shënuar një rritje të ndjeshme. Edhe rastet fatale janë shtuar, duke arritur në 48. Sektorët më të prekur vijojnë të jenë ndërtimi, minierat dhe ndërmarrjet prodhuese. Në vitin 2025, vetëm në sektorin e ndërtimit janë regjistruar 48 aksidente, ndërsa në miniera 31 dhe në ndërmarrje prodhuese 44. Po ashtu, një numër i lartë aksidentesh është raportuar edhe në...