Smart City/ Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe më pas gjenden të djegura nuk mund të ndodhë më!
U prezantua dje Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në fjalën e rastit, kryeministri Edi Rama u shpreh se për projektin janë përzgjedhur 20 shkollat e para, ndërsa theksoi se me këtë sistem sot prindërit ndihen më të lehtësuar. “Sot ne kemi nisur pikërisht me zemrën e projektit, që është siguria në shkolla. Me 20 shkolla të parat që janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve, për nga dendësia e popullsisë përreth, për nga intensiteti i veprimtarive rreth e rrotull dhe patjetër, edhe për nga domosdoshmëria që, duke e testuar modelin pikërisht në këto 20 shkolla, ne të nxjerrim të gjitha konkluzionet e nevojshme për të vazhduar me fazat e tjera. Besoj që sot të...
Burimi:
sot.com.al