“Smart City”, Hita: Filozofi e re pune për strukturat tona, garanton teknologji të avancuar për sigurinë e qytetarëve

“Smart City”, Hita: Filozofi e re pune për strukturat tona, garanton teknologji të avancuar për sigurinë e qytetarëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka marrë pjesë këtë të enjte në një ngjarje për projektin “Smart City” dhe në fjalën e tij, ka përshëndetur këtë nismë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, që lehtëson punën e Policisë dhe garanton siguri për qytetarët. “Kur projekti “Smart City” nisi të diskutohej për herë të parë, ai u prit me skepticizëm nga shumëkush. Hezitimet dhe pikëpyetjet nuk munguan as brenda Policisë së Shtetit, pasi bëhej fjalë për një projekt me përmasa krejtësisht të paprecedenta për vendin tonë në fushën e sigurisë, si dhe për një kapërcim të madh drejt përdorimit të teknologjive të avancuara dhe një filozofie krejtësisht të re pune për strukturat tona. Por, ne zgjodhëm të besonim te vizioni që...