SKY ECC fundos të dyshuarin, SPAK arreston një nga krerët e grupit kriminal

SKY ECC fundos të dyshuarin, SPAK arreston një nga krerët e grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar arrestimin e shtetasit shqiptar me inicialet Emiljan Burba i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të SPAK, procedimi penal është regjistruar në janar të vitit 2024 për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrjes në grup kriminal dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale. Sipas hetuesve, grupi kriminal organizonte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Një pjesë e provave është siguruar përmes analizës së komunikimeve në platformën...