“Skema e Zvërnecit”/ Kedhi: Rama është i gatshëm të shesë gjithçka, për të vazhduar të sundojë

“Skema e Zvërnecit”/ Kedhi: Rama është i gatshëm të shesë gjithçka, për të vazhduar të sundojë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në nje studio televizive, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se politika e tij, brenda dhe jashtë vendit, është e orientuar drejt ruajtjes së pushtetit. Sipas Kedhit, Shqipëria nuk po qeveriset, por po ‘sundohet’, ndërsa kryeministri është i gatshëm të vendosë në shitje interesat e vendit në këmbim të vazhdimit të qëndrimit në pushtet. Ai e lidhi këtë qasje edhe me politikën e jashtme të qeverisë Rama, duke thënë se kryeministri ka kërkuar afrimitet me liderë të ndryshëm ndërkombëtarë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike. Sipas nënkryetarit të PD-së, Rama është përpjekur të afrohet me administratën e Presidentit Donald Trump, ndërsa paralelisht ka ruajtur lidhjet me figura të së majtës progresiste. Kedhi...