Skandali/ Senatori akuzon Trumpin se ka afërsi të dyshimtë me ndihmësen e tij Natalie Harp
Një deklaratë e fortë e senatorit demokrat të Xhorxhias, Jon Ossoff, ka ndezur një debat të ri në Shtetet e Bashkuara rreth marrëdhënies së presidentit Donald Trump me një nga ndihmëset e tij më të afërta, Natalie Harp. Gjatë një aktiviteti elektoral, Ossoff sulmoi ashpër presidentin amerikan, duke e akuzuar se është më i përqendruar te aktivitetet personale, udhëtimet dhe interesat e tij, sesa te detyrat presidenciale. Në fjalimin e tij, senatori përmendi edhe Natalie Harp, duke thënë se Trump dëshiron të udhëtojë me të në Katar. Deklarata mori menjëherë vëmendje të madhe në mediat amerikane dhe në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të debatit marrëdhënien e afërt mes Trump dhe Harp. Harp, 35 vjeçe, është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të presidentit...
Burimi:
ntv.al