Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente
Nga Boldnews Në një kohë kur qytetarët denoncojnë çdo ditë mungesën e ilaçeve në spitale, radhët e gjata për ekzaminime, mungesën e shtretërve dhe kushtet e amortizuara në pavijonet publike, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin e terapisë hormonale për personat transgjinorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka hapur një debat të fortë publik dhe politik. Për shumë qytetarë dhe kritikë, çështja nuk lidhet vetëm me natyrën e trajtimit, por me prioritetet e sistemit shëndetësor shqiptar, i cili prej vitesh përballet me akuza për mungesë investimesh në shërbimet bazë për pacientët. Çfarë parashikon udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë Sipas dokumentit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, terapia hormonale do të ofrohet pranë shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT dhe synon trajtimin e personave transgjinorë...
Burimi:
sot.com.al