“S’kam gjë me ata që protestojnë, por me ata që…”/ Rama për ZDF: Nuk mund t’u them jo 4 miliardëve

“S’kam gjë me ata që protestojnë, por me ata që…”/ Rama për ZDF: Nuk mund t’u them jo 4 miliardëve

Intervista e Plotë për ZDFheute: ZDFheute: Zoti Kryeministër, duam të kuptojmë më mirë strukturën dhe planet e investitorëve që po planifikojnë një resort pushimi në Zvërnec, pranë lagunës. Deri tani nuk është plotësisht e qartë kush janë investitorët dhe cili është roli i shtetit. A mund ta sqaroni? Rama: Nuk e di se çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari, prona është private. Së dyti, pronat private në Shqipëri zhvillohen në bazë të marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Së treti, ende nuk ka një plan përfundimtar, sepse procesi po ndiqet me shumë kujdes nga institucionet tona, për të garantuar që projekti do të respektojë rregullat dhe standardet që janë të rëndësishme për ne. Nuk e di çfarë keni zbuluar...