Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra mbeten aktive, ndërhyjnë katër helikopterë dhe një avion

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra mbeten aktive, ndërhyjnë katër helikopterë dhe një avion

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal...