Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra në 24 orë, 8 mbeten aktive

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra në 24 orë, 8 mbeten aktive

33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën monitorim. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren ndodhen 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, njofton Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit në Tiranë vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ushtarake. Në terren janë 15 efektivë të MZSH-së, 10 forca të ADZM-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e...