“Sindroma skizofrenike, dhe forma…”/ Reagon, Vasili: Spiropali i flet një të sëmuri gangrenoz pa shërim si Rama

“Sindroma skizofrenike, dhe forma…”/ Reagon, Vasili: Spiropali i flet një të sëmuri gangrenoz pa shërim si Rama

Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ndaj platformës së Elisa Spiropalit për reformimin e Partisë Socialiste. Në reagimin e tij, Vasili shprehet me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai nuk ka më mundësi për ndryshim politik dhe se largimi i tij është e vetmja zgjidhje. Postimi i plote: Spiropali i flet një të sëmuri gangrenoz pa shërim si Rama! Ka gjithmonë një hapësirë biopolitike ndryshimi e shërimi tek individi. Po a e ka një hapësirë të tillë Edi Rama? Spiropali, principialisht, ngre disa çështje, që janë kritike për qeverisjen dhe partinë, të cilat tashmë janë shpërfytyruar krejt dhe, përveç një shembëlltyre të inkriminuar thellë, nuk pasqyrojnë asgjë tjetër. Kjo shumicë dhe kjo...