Silvio Gonzato takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Lufta kundër krimit mbetet prioritet
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një takimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela foli për rëndësinë e luftës kundër krimit dhe dhënien e drejtësisë për qytetarët. Gonzato gjatë takimit ri konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet për ta bërë atë më të fortë dhe funksional. Ai theksoi gjithashtu se Bashkëpunimi i Prokurorisë së Përgjithshme me institucionet e tjera të drejtësisë, mbeten thelbësore për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE. “Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për...
Burimi:
sot.com.al