Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në Firence

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në shërbim në Firence

2 punonjës të Policisë së Shtetit po kryejnë shërbim në Firence, përkrah kolegëve të Policisë Italiane, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë gjatë sezonit veror. Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, priti dhe u uroi mirëseardhjen 2 punonjësve të Policisë së Shtetit shqiptar, të cilët prej disa ditësh po kryejnë shërbim së bashku me patrullat e Policisë së Firences në sheshet dhe rrugët e qendrës historike të qytetit, në linjën e tramvajit, si dhe gjatë shërbimeve të rendit publik që zhvillohen në qytetin e Firences. Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve italianë, duke forcuar standardet e sigurisë publike dhe duke rritur efektivitetin në parandalimin e kriminalitetit në...