“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur rreth 2,000 pjesëmarrës, duke e cilësuar këtë si shifrën më të ulët deri tani dhe duke shtuar se edhe në kulmin e saj nuk ka kaluar 8,000 pjesëmarrës. Në një mesazh drejtuar CNN dhe mediave të tjera ndërkombëtare që kanë pasqyruar protestën, Rama ngriti pikëpyetje për mënyrën se si protesta është paraqitur në media dhe rrjete sociale, duke thënë se shpesh perceptimi i krijuar nuk përputhet me realitetin në terren. Sipas tij, aktualisht nuk ekziston asnjë projekt përfundimtar, as leje ndërtimi dhe as punime në zonën e përmendur, por vetëm një vizion dhe plan për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë dhe përmirësimin e mjedisit. Rama...