Shuhet anti-mitingu i Partisë Socialiste, sheshi bulevardi dhe rrugët e Tiranës mbushen plot me të rinj e të reja…

Shuhet anti-mitingu i Partisë Socialiste, sheshi bulevardi dhe rrugët e Tiranës mbushen plot me të rinj e të reja…

Për të 13-tën ditë radhazi, Bulevardi i Tiranës dhe rrugët kryesore janë përmbytur nga një lumë i pafundëm të rinjsh e të rejash, duke shuar plotësisht anti-mitingun e mbajtur nga Partia Socialiste në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të saj. Ajo që nisi si një revoltë e vendosur kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, tashmë ka shpërthyer në një lëvizje masive mbarëkombëtare kundër të gjithë establishmentit që dominon arenën politike në vend. Protestuesit e irrituar nuk mjaftohen më vetëm me anulimin e projektit oligarkik, por po kërkojmë me ngulm dhe pa kompromis çmontimin e plotë të sistemit të vjetër. Bulevardi ka dëgjuar vetëm një kor të fuqishëm që kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe largimin përfundimtar të Sali Berishës. Për herë...