Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

Një 30-vjeçar shqiptar, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall fajtor për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim qëndrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.   Sipas prokurorisë, në maj të vitit 2022, Hani aplikoi për leje qëndrimi duke paraqitur një certifikatë martese të rreme, e cila pretendonte se ishte martuar me një shtetase rumune në Qipro në vitin 2019. Mashtrimi doli në dritë pas verifikimeve me autoritetet qipriote, të cilat konfirmuan se numri i certifikatës nuk përputhej me asnjë regjistrim zyrtar. Mediat e huaja raportojnë se, i riu shqiptar u arrestua në shtëpinë e tij në Liverpool qershorin e kaluar. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se nuk e njihte kurrë gruan që figuronte...