Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

Ndonëse protestat kundër qeverisë vijojnë prej 66 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë duket se nuk e ka ‘prishur terëzinë’ dhe nuk ka ndryshuar rutinën e tij verore. Në pamjet që qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, Rama është shfaqur duke u relaksuar në bregdetin e Dhërmiut, ku është filmuar duke lëvizur me skaf në det. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Antidroga”, e cila ka qenë aktive gjatë raportimeve për protestat e fundit qytetare. Në video, kryeministri shfaqet i qetë, me kapele dhe syze dielli, duke shijuar detin nën shoqërinë e bashkëshortes së tij pas përfundimit të sesionit parlamentar. Në skaf shihen gjithashtu edhe dy fëmijë të vegjël.