Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Golem, ku një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:20, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në motomjet. Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktimat janë drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale. Ndërkohë, vijojnë veprimet për identifikimin e pasagjerit që humbi jetën në aksident.