‘Shqipëria u derdh në bulevard, shkak arroganca e qeverisë’, Tabaku: Loja ka mbaruar, qytetarët i dhanë mesazh Ramës…

‘Shqipëria u derdh në bulevard, shkak arroganca e qeverisë’, Tabaku: Loja ka mbaruar, qytetarët i dhanë mesazh Ramës…

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si mesazhin më të fortë politik që qytetarët i kanë dhënë qeverisë në vitet e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi të Kryeministrisë të rrethuar nga protestuesit, Tabaku u shpreh se pjesëmarrja masive në protestë tregoi se pakënaqësia ndaj modelit të qeverisjes është shndërruar në një reagim të gjerë qytetar kundër korrupsionit, privilegjeve dhe kapjes së shtetit. Sipas saj, protesta nuk ishte thjesht një tubim politik, por një manifestim i qytetarëve që ndihen të përjashtuar nga një sistem që favorizon një pakicë në kurriz të shumicës. Tabaku...