Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë. Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë se mungesa e fuqisë punëtore në vend po mbushet me ritme të shpejta nga shtetas të huaj, ku Azia po zë një peshë gjithnjë e më të madhe. Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, duke shënuar një rritje prej 46,6% krahasuar me vitin 2024, ku numri i tyre ishte rreth 21,9 mijë. Në vetëm katër vjet, ky numër është më shumë se dyfishuar (nga 14,9 mijë në vitin 2021). Sipas shifrave zyrtare, 55,1% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për arsye punësimi. Pas tij renditet bashkimi...