Shqipëria përgatitet për fluks turistësh, masa të reja në kufi
Shqipëria pret një fluks të lartë turistësh të huaj gjatë këtij sezoni veror. Ndërkohë që sezoni turistik është hapur zyrtarisht në vend, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nga Sarandë, prezantoi masat e marra nga institucionet për garantimin e një sezoni turistik të sigurt. Sipas saj, këto masa përfshijnë shtimin e sporteleve dhe të personelit në pikat kufitare, përmirësimin e sinjalistikës rrugore, lehtësimin e procedurave kufitare, kalata të dedikuara për anijet turistike, si dhe patrullim të vazhdueshëm përgjatë bregdetit. Zëvendëskryeministrja bëri të ditur se së shpejti do të aplikohet sistemi e-Gate edhe në portet e Sarandës dhe Durrësit, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza. Sipas të dhënave zyrtare, në katër muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur rreth 2.5...
Burimi:
sot.com.al