“Shqipëria nuk është në shitje”!/ Protesta në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme. Ata po marshojnë në këto momente drejt Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta të tilla si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec.ZvërnecimNjë ditë më parë mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve në rrjetet sociale për të protestuar në kryeqytet. Një tubim marashim që nisi te Drejtoria e Policië së Tiranës, vijoi drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi para Kryeministrisë.
Burimi:
sot.com.al