“Shqipëria nuk është në shitje”/ Aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve
Aktori Mehdi Malkaj ishte mes të pranishmëve në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku mbajti edhe një fjalim para qytetarëve të shumtë të mbledhur para Kryeministrisë, duke denoncuar ‘rrugeçërit dhe qelbësirat’ që kanë shkelur popullin me këmbë. “Duhet të qëndrojmë në këmbë. Të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët në kurrizin e qelbësirave. E keni vënë re që atdheu ynë është ndarë në parcela? Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai, por Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Shqipëria është prona jonë, duhet të kujdesemi për të dhe të mos shikojmë rrugeçërit e qelbësirat që kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Ne do bëjmë si duam ne” tha ai
Burimi:
sot.com.al