“Shqipëria në shërbim të klientëve të qeverisë”, Gjekmarkaj: Nafta jonë më e shtrenjta në rajon! Protesta mbetet…

“Shqipëria në shërbim të klientëve të qeverisë”, Gjekmarkaj: Nafta jonë më e shtrenjta në rajon! Protesta mbetet…

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë me në krye Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në shërbim të ‘klientëve’ e vetes së tyre. Gjekmarkaj përmendi çmimin e naftës duke thënë se në Shqipëri shitet më shtrenjtë se gjithë rajoni dhe askush nuk rimbursohet. Deputeti i PD e mbylli fjalën e tij duke thënë se protesta është e vetmja shpresë për popullin. “Bllokohet nga korrupsioni, paaftësia, klientelizmi e delirimi. Shqipëria është një vend i bllokuar. Shikoni absurdin: në një kohë krize pas bllokimit të Hormuzit, ku çmimet e naftës dhe të jetesës janë rritur, e kudo janë të rimbursueshme dhe qeveritë u qëndrojnë pranë popujve, shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon. Nafta në Shqipëri është çështje monopoli. Kur kjo qeveri, që ua...