Shqipëria në flakë nga veriu në jug, IGJEO: Kujdes në fundjavë, rrezik i lartë për zjarre në 8 qarqe

Shqipëria në flakë nga veriu në jug, IGJEO: Kujdes në fundjavë, rrezik i lartë për zjarre në 8 qarqe

8 qarqe në gjithë vendin do të përballen këtë fundjavë me rrezik të lartë nga zjarret, ndikuar kjo edhe nga temperaturat në rritje që pritet të kapin vlerat 39 gradë Celsius. Përmes publikimit të Buletinit të Rreziqeve, Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se situata më kritike paraqitet kryesisht në Ultërsirën Perëndimore, në qarqe si Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Vlora. Megjithëse në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës rreziku paraqitet në nivel më të ulët, në disa zona të lokalizuara të tyre pritet rrezik i lartë nga zjarret. MALLAKASTERAktualisht, situata më alarmante nga flakët paraqitet në qarkun e Fierit, ku prej disa ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në disa fshatra të Mallakastrës. Në fshatrat Riban, Ngraçan dhe Panahor zjarri...