“Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë”/ Ndregjoni në mbështetje të protestave: Kemi një parti-shtet
Kreu i Unionit të ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka mbështetur protestat që mbahen kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste televizive, ai theksoi se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. Ai u shpreh se kjo është një protestë mbresëlënëse, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për opozitën. “Reagimin e ndërkombëtarëve nuk e kanë dëgjuar këto dy parti. Sot ka qenë një reagim shumë i fortë i SHBA. Sot deklaroi edhe një vit sanksione Ballkanit, për luftën kundër drogës e korrupsionit. Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. Demokracia shqiptare është kthyer në shtet stalinist. Njësoj si Enver Hoxha, bëri parti shtet. Këta e kthyer në parti shtet që vitit 2000-2008, kur bënë një kod që të forcoheshin paritë.
Burimi:
sot.com.al