“Shqipëri e re”/ Tubim mbi 3 orë, protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu
Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, të bashkuar në kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës. Me flamurin kuq e zi që kryeson protestën, marshimi po bëhet në të gjitha rrugët e Tiranës. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve. Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.
Burimi:
sot.com.al