“Shpërthen” qytetari: Do t’i dilnin 100 mijë lekë pension?
Mbahet sot protesta e 6-të të organizuar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Një pensionist i pranishëm në tubim ka shprehur pakënaqësinë e tij “Po protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Nuk ka lënë fëmijë e të moshuar pa i ofenduar. Te ‘5 Maji’ janë tërhequr plakat zvarrë, në Rrjoll po ashtu. Ky vetëm e ka shkatërruar këtë vend. Me një pension qesharak, a mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij? Zoti ia shoftë racën”, u shpreh pensionisti.
Burimi:
ntv.al