Shpërndarja e drogës me “delivery”/ Arrestohen 2 shqiptarët, porosisnin kokainë përmes telefonit dhe niste shpërndarja
Porositë e kokainës bëheshin përmes telefonit dhe droga shpërndahej direkt në banesa, me një skemë të ngjashme me shërbimet “delivery” për ushqime apo pica. Një operacion i policisë në Treviso të Italisë çoi në arrestimin e dy shqiptarëve, të moshës 23 dhe 29 vjeç, të dyshuar për trafik droge. Ata u kapën në flagrancë teksa po shisnin kokainë tek dy blerës italianë në Treviso dhe Silea. Sipas hetimeve, të dy përdornin automjete të regjistruara në emër të personave të tjerë, të palidhur me aktivitetin kriminal, si edhe linja telefonike të posaçme për shpërndarjen e drogës. Gjatë operacionit policor u sekuestruan rreth 60 gramë kokainë dhe më shumë se 20 mijë euro cash. Pas arrestimit, dy shqiptarët u paraqitën në gjykim të përshpejtuar dhe u dënuan...
Burimi:
sot.com.al