Shpalljet non-grata dhe linçimi publik/ Zbulon Muçi: Qëllim për të larguar vëmendjen nga protesta
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar ne nje studio televizive ka komentuar protestën para Kryeministrisë, por edhe kundërpërgjigjen e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. Ai tha se akuzat e bëra nga kryeministri Rama në drejtim të Dritan Goxhajt, apo shpallja non grata e një protestueseje, nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të larguar vëmendjen. Pjesë nga biseda: Gazetari: Sot ka shpallur një qytetare non grata në Shqipëri. Si e komentoni këtë lëvizje? Muçi: Lëvizje e dëshpëruar, qesharake, joserioze për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Çdo individ ka bindjet e veta, por edhe nëse mendohet se ka qasje pro terrorizmit, një shtet serioz qëndrimin e mban sapo e konstaton. Të merret me individë të caktuar kur ata dalin...
Burimi:
sot.com.al