Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 1500 gjoba për shpejtësi tej normave në një javë

Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 1500 gjoba për shpejtësi tej normave në një javë

Shpejtësia vijon të jetë shkelja më e përhapur në rrugët e Fierit. Vetëm gjatë një jave, pas monitorimit me pajisje inteligjente dhe kontrolleve në terren, Policia Rrugore ka vendosur 1 567 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në akset interurbane dhe në autostradën A2. Gjatë kësaj periudhe, 26 persona u proceduan penalisht për shkelje të Kodit Rrugor. Tetë prej tyre u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 18 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa patentë. Kontrollet evidentuan edhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit. Policia vendosi 57 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 23 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 68 për parakalim të...