Shmanget tragjedia/ Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi
Një operacion shpëtimi është zhvilluar në Bulqizë, ku 7 qytetarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, janë nxjerrë në siguri falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë dhe strukturave të emergjencës. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë reaguan menjëherë pasi morën një telefonatë nga një qytetar, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe gjashtë familjarë të tij kishin mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit në lumin Drini i Zi. Në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin zjarrfikës, u organizua një operacion shpëtimi, gjatë të cilit të shtatë qytetarët u evakuuan me gomone nga rrjedha e lumit. Fatmirësisht,...
Burimi:
sot.com.al