Shkrumb e hi! Bombola e gazit shpërtheu në flakë duke i marrë jetën një të riu, pamjet nga brenda fabrikës në Durrës
Pamjet që shihni vijnë nga fabrika e prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit, atje ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi humbi jetën një i ri, shtetas i huaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr. Mediat raportojnë se punonjësit ishin në gjumë, kur një bombë gazi dyshohet se ka shpërthyer në flakë, ndërsa një prej tyre ka humbur jetën nga asfiksia dhe një tjetër përfundoi në spital. Siç shihet nga pamjet, gjithçka është shkrumbuar në vendin ku ishte një ambient kuzhine, ku flinin dhe punonjësit e huaj, që thuhet se ishin me kontratë të rregullt punësimi.
Burimi:
sot.com.al