Shkëputet fasada e një pallati dhe zë poshtë një automjet të parkuar në Durrës, nuk raportohet për të lënduar

Shkëputet fasada e një pallati dhe zë poshtë një automjet të parkuar në Durrës, nuk raportohet për të lënduar

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi një automjet i cili ishte i parkuar. Fatmirësisht si pasojë e kësaj situate nuk ka pasur të lënduar, por automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka bërë të mundun largimin e automjetit nga zona ku ndodhi incidenti. Ata kanë rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të zonës, si dhe për të shmangur rrezikun për automjetet e tyra. Pritet që autoritetet të kryejnë verifikime mbi gjendjen e fasadës së pallatit, kjo me qëllim parandalimin e incidenteve të tjera të cilat mund të rrezikojnë jhetën e banorëve dhe kalimtarëve.