Shkatërrohet klasa e katërt në një shkollë në Bulqizë, autorë nxënësit e këtij institucioni, ja itinerari që ndoqën

Shkatërrohet klasa e katërt në një shkollë në Bulqizë, autorë nxënësit e këtij institucioni, ja itinerari që ndoqën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” në Bulqizë, ku gjatë natës është shkatërruar klasa e katërt e kësaj shkolle. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, në momentin kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë paraqitur për të nisur procesin mësimor. Sipas burimeve pranë drejtorisë së shkollës, pamjet e para kanë qenë tronditëse. Bankat dhe karriget janë gjetur të dëmtuara, materialet mësimore të shpërndara në dysheme, ndërsa muret dhe pajisjet e klasës kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, drejtoria ka njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore. Nga verifikimet paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se në ambientet e shkollës janë futur disa...