Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, protestuesit para kryeministrisë: Arritje e jona
Ndërsa u rilexuan sërish kërkesat e protestuesve, konkretisht dorëheqja e kryeministrit, qeveria tranzitore, ndryshimet kushtetuese dhe anulimi i ligjeve respektive për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, një prej tyre e cilësoi “arritje” shfuqizimin e këtij të fundit. Vetëm pak minuta më parë, kryeministri Rama e konfirmoi shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike në Konferencën e 9-të Ndërqeveritare në Bruksel. “Anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura, duket që i ka zënë frika dhe këto ditë një ish-ministër kishte thënë që ligji i investitorëve strategjikë nuk do të rinovohet më. Nëse kjo është e vërtetë, këtu kemi edhe një tjetër arritje të kësaj proteste. Ata nuk guxojnë ta rinovojnë më këtë ligj”, tha protestuesi.
Burimi:
sot.com.al