“Sheshi nuk është pasqyrë për Ramën…”/ Aktivistja: Nuk pranojmë modifikime në qeveri, duam dorëheqjen e të gjithëve
Aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj para Kryeministrisë renditi dhe një herë 5 kërkesat e protestuesve ku qëllimi është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe të gjithë qeverisë. “Jemi në ditën e 55 të protestës më të bukur që ka parë Tirana, Shqipëria dhe gjithë shoqëria. Në respekt të diversitetit ne nuk përfaqësojmë bindjet dhe prejardhjet tona, jemi vetëm shqiptarë të mllefosur ndaj një regjimi që na ka varfëruar dhe na ka shkelur. Do të doja që çdo thirrje të jetë për revoltën që na përbashkon. Rama aktorii një orë se sheshi ishte pasqyra ku ai duhet të shohë veten. Ky shesh është pasqyrë e shoqërisë shqiptare e cila pa se nuk është e gjitha hajdute dhe kriminele. Jemi këtu si çdo ditë për të...
Burimi:
sot.com.al