Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës  23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”. Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushte e sende të forta. Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë që mësohet se të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Top Channel