Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: Banorët më keqkuptuan! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorë të Thethit për të diskutuar mbi Paketën e Maleve. Gjatë fjalës së tij, Rama risolli në vëmendje aksionin e prishjes së dhjetëra ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Shkodrës, verën e vitit të kaluar. Kreu i qeverisë tha se ndërtimet pa leje shpërthyen pasi banorët keqkuptuan premtimin e tij për legalizimin e objekteve në Theth të cilat ishin ekzistuese. Sipas Ramës, thethianët filluan të ndërtojnë masivisht pa leje, me shpresën se do të arrijnë të përfitojnë në procesin e legalizimeve të objekteve të mëhershme. “Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Se nuk kam pasur si ta them se do...
Burimi:
sot.com.al