Shehaj denoncon ligjin e ri: Rama po përgatit grabitjen e tokave bujqësore! Duhet të japë dorëheqjen!

Shehaj denoncon ligjin e ri: Rama po përgatit grabitjen e tokave bujqësore! Duhet të japë dorëheqjen!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që duhet të kthehen tek shqiptarët, do të ndahen për ortakët e Ramës, miqtë e tij, oligarkët apo edhe kompani offshore. “Sot që flasim, toka bujqësore shtetërore nuk mund të shitet tek shtetasit e huaj apo tek kompanitë e huaja. Duke hequr këtë kufizim, kjo mund të ndodhë.Dhe kjo nuk bëhet sepse Edi Rama do të tërheqë investitorë të huaj dhe as sepse do të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të...