Sezoni turistik në Shqipëri, ‘dyndje’ turistësh/ Trafik kilometrik në rrugët e Lezhës dhe Milotit

Sezoni turistik në Shqipëri, ‘dyndje’ turistësh/ Trafik kilometrik në rrugët e Lezhës dhe Milotit

Këto ditë gushti kanë vështirësuar edhe më shumë trafikun në Lezhë. Sezoni turistik, tashmë në kulmin e tij, ka sjellë një fluks të madh pushuesish, duke rënduar ndjeshëm qarkullimin në akset kryesore. Pushuesit nga Kosova, që zgjedhin Shëngjinin si destinacion për pushimet verore, kanë krijuar radhë të gjata automjetesh, me trafikun që nis që nga kryqëzimi i Milotit dhe vijon deri në Lezhë. Ndërkohë, edhe emigrantët që zgjedhin të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugëve tokësore kanë shtuar ndjeshëm fluksin e automjeteve që hyjnë nga pikat doganore. Në këtë pjesë, trafiku nis që në Balldre dhe shtrihet për rreth 5 kilometra, deri në dalje të qytetit të Lezhës. Kjo situatë përsëritet prej vitesh, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur numri i automjeteve shumëfishohet dhe infrastruktura rrugore...