Sekuestrohet kokainë dhe… diamante në portin e Durrësit, si u tentua kontrabanda nga Italia në Shqipëri, dështon skema
Një operacion i përbashkët mes Doganës së Durrësit dhe Policisë së Shtetit ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante në Durrës. Gjatë kontrolleve autoritetet kanë gjetur edhe kokainë dhe po ashtu, është sekuestruar një aparaturë elektronike e përdorur për detektimin e metaleve të çmuara. Njoftimi: Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kontrolleve të kryera në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara. Gjatë kontrollit të një automjeti të mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe disa...
Burimi:
top-channel.tv