Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, vendos gardh metalik

Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, vendos gardh metalik

Si pjesë e masave për protestën që është parashikuar të mbahet sot para Kuvendit, policia ka vendosur një gardh metalik te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit. Asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë. Kjo pasi protesta e fundit e zhvendosur para Kuvendit u shoqërua me tensione, ku disa nga protestuesit goditën me vezë dhe sende të tjera deputetët dhe makinat e tyre.