Seancë në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, Cakrani kërkon papërdorshmërinë e akteve: Provat u morën në paligjshmëri
Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbrojtja ka kundërshtuar provat e paraqitura nga SPAK. Seanca u zhvillua me praninë e të dy të pandehurve. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi shpalljen e papërdorshme të një sërë provash, duke argumentuar se ato janë marrë në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për akuzë. Sipas tij, kallëzimi fillestar nuk lidhej me Metën personalisht, por me çështje të tjera, ndërsa përfshirja e tij në dosje është bërë më vonë dhe, sipas mbrojtjes, në mënyrë të padrejtë. “Më 15 faqe përmblidhet çështja e shekullit, ndërsa pjesa tjetër është mbushje”, u shpreh avokati, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht.Mbrojtja kërkoi përjashtimin nga...
Burimi:
sot.com.al