“Sazani nuk do të shitet”, Meçe: Projekti i Zvërnecit konkurron Greqinë, ky fakt e shqetëson atë
Analisti Arben Meçe u shpreh në një studio televizive se ishulli i Sazanit nuk mund të shitet, duke theksuar se në Kushtetutën e Shqipërisë nuk ekziston asnjë protokoll që lejon shitjen e territorit. Sipas tij, ajo që lejohet në legjislacion është krijimi i shoqërive të përbashkëta dhe bashkëpronësia në kuadër të investimeve strategjike, ku shteti mund të kontribuojë me tokë, ndërsa pjesa tjetër e investimit realizohet nga investitorët privatë dhe infrastruktura përkatëse. Ai përmendi gjithashtu edhe projektin në Zvërnec, duke e cilësuar si një investim potencialisht konkurrues në rajon, ndaj ky fakt shtoi ai e shqetëson shtetin grek. “Sazani nuk do të shitet dhe as nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë protokolli i shitjes së territorit. Ekziston një gjë, që është ndërtimi i shoqërisë së...
Burimi:
sot.com.al